I nxehti ekstrem ”nikoqir” i zjarreve – brenda 6 muajsh vendi regjistroi mbi 1000 zjarre

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 19:53

I nxehti ekstrem ”nikoqir” i zjarreve – brenda 6 muajsh vendi regjistroi mbi 1000 zjarre

Vendi ka regjistruar rritje të konsiderueshme të numrit të zjarreve në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Muaji shkurt, pavarësisht se është muaj dimri, qëndron në krye të listës me numrin më të madh të zjarreve edhe atë me 538 të tillë, 49 prej të cilëve janë regjistruar në sipërfaqe me pyje. Që nga fillimi i vitit e deri tani, Qendra për Menaxhim me Kriza ka regjistruar 1175 vatra zjarri, numër tek i cili nuk përfshihen vetëm zjarret në pyje, por edhe në sipërfaqe të tjera të gjelbëra, apo në vende të tjera të hapura, siç janë deponite. Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhim me kriza, thotë se në më shumë se 90% të rasteve shkaktar i këtyre zjarreve është faktori njeri.

“Sigurisht që para së gjithash, njeriu është shkaktar i zjarreve. 06:59 Zjarre aktive për momentin nuk kemi shumë. Zakonisht mbeten ato të cilët ne përdorim termin “ largohen”. Sot për shembull kemi rast të tillë në zonën e Strumicës, ku kishte një zjarr aktiv, u aktivizua Brigada e Strumicës, por në darkë zjarri vazhdoi në terren ku nuk mund të kishin qasje. Pyjet që u dogjën nuk ishin cilësore, mund të themi kishte më shumë shkurre, kështu që e lanë të kaloja nata, për ta shuar plotësisht sot” – tha Ilija Bojarovski- Qendra për Menaxhim me kriza.

Ende nuk kanë hyrë në fuqi masat për kufizim të lëvizjes së qytetarëve nëpër pyje. Sipas Bojarovskit, kufizimet kanë edhte një anë negative, sepse ndalojnë lëvizjet edhe për admiruesit e natyrës, kur në shumicën e rasteve janë ata që alarmojnë të parët deri tek Qendra për Menaxhim me Kriza, duke sjell një reagim më të shpejtë për shuarjen e zjarrit. Për efikasitet më të madh, Brigadat e zjarrfikësve në vend duhet të bëjnë punësimë të reja, këtë e tha vetem pak kohë më parë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të kryeqytetit Zvonko Tomevski.

“Njësia jonë numëron 180 zjarrfikës. Për fat të keq kemi një grup më të madh që gjatë përiudhës së ardhshme pensionohet. Shpresojmë se me qeverinë e rë do të marrim aprovimin për punësime të reja” – tha Zvonko Tomevski- komandat i Brigadës së Zjarrfikësve.

Vendi jonë ka pasuri të jashtëzakonshme të pyjeve me më shumë se 30% të territorit. Në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022 theksohet se numri më i madh i rekomandimeve në fushën për mbrojtjen e pyjeve nuk janë zbatuar. /tvklan.mk/

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 19:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?