Qyteti i Shkupit: Muri i rrënuar i Qendrës Klinike është nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 19:57

Qyteti i Shkupit: Muri i rrënuar i Qendrës Klinike është nën kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë

“Njoftojmë opinionin se pas takimit të sotëm të organizuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza, me prezencën e përfaqësuesve të Komunës Qendër, Bashkisë së Shkupit dhe MPB-së, lidhur me rrënimin e murit dhe rrethojës së Qendrës Klinike, është konfirmuar pretendimi i Qytetit të Shkupit se organi ligjor për të vepruar në këtë rast, përkatësisht sipas akteve ligjore dhe nënligjore i takon Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë”.

Kështu thonë nga Bashkia e Shkupit në lidhje me murin e rënuar, që funksionon si gardh i Qendrës Klinike. Prej atje thonë se ky mur është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë, d.m.th., ndërtimi/rindërtimi i tij mund të bëhet vetëm nga Ministria ose organi i saj i autorizuar për të.

Këshilltari shtetëror për organizimin dhe funksionimin e sistemit për menaxhim me kriza, Dragi Tarçugovski, ka treguar se riparimi i rrethojës së murit mbajtës duhet të bëhet urgjentisht dhe menjëherë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo çështje është diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse në takim. Në planin afatgjatë, problemi është shumë më serioz dhe më i madh, sidomos kur bëhet fjalë për përfshirjen e plotë të ujërave nëntokësore nga Vodno, sepse një pjesë e rrjetit të kanalizimit që është ndërtuar në vitet 50 të shekullit të kaluar është shkatërruar ose zënë dhe një pjesë është e mirëmbajtur”.

“Pra, kërkohet rikonstruksion dhe ndërtim krejtësisht i ri i një sistemi të ri, që është zgjidhje afatgjatë që mund të zgjasë me vite apo edhe një dekadë. Por është një problem shtetëror që do të zgjidhet në të ardhmen”, thotë përfaqësuesi nga QMK.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?