Temperatura ekstreme deri në 46 gradë, vdesin 14 haxhinj në Mekë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 20:24

Temperatura ekstreme deri në 46 gradë, vdesin 14 haxhinj në Mekë

14 haxhinj, shtetas jordanezë kanë ndërruar jetë gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të të nxehtit përvëlues. Njoftimin e bëri Ministria e Jashtme e Jordanisë, e cila foli edhe për 17 të zhdukur.

Kryqi i Kuq iranian konfirmoi po ashtu vdekjen e pesë pelegrinëve nga Irani, por pa përmendur arsyet. Zyrtarë jordanezë pohuan se janë duke vazhduar kërkimet për personat e raportuar sit ë zhdukur. Ata po i koordinojnë veprimet me autoritetet saudite, e po kështu po ndjekin procedurat qoftë për varrosjen e të vdekurve në vend apo kthimin e tyre në atdhe, sipas dëshirave të familjarëve.

Edhe Greqia po përballet me një valë vdekjeprurëse të të nxehtit ekstrem me temperatura mbi 40 gradë Celsius. Pesë turistë kanë humbur jetën për shkak të valës së të nxehtit. Një turist holandez 67-vjeçar u gjet i vdekur në Kretë. Mediat raportuan se një turist francez 70-vjeçar humbi jetën teksa ecte në një plazh në Sitia, Kretë, ndërsa një tjetër prej turistëve u gjet i vdekur pranë një zone arkeologjike pranë qytetit verilindor të Malias. Autoritetet greke kanë vendosur në fuqi një alarm të nivelit të tretë të nxehtësisë, duke iu bërë thirrje njerëzve që të punojnë nga shtëpia dhe të shmangnin aktivitetet në natyrë. Sipas meterologëve kjo është vala më e hershme e të nxehtit e cila nuk është parë përpara 19 qershorit. Në disa zona temperatura theu rekord deri në 44 gradë Celsius. Autoritetet shëndetësore kanë rritur alarmin se temperaturat e larta mund të rrisnin numrin e vdekjeve duke iu referuar rastit të prezantuesit të BBC Michael Mosley që humbi jetën për shkak të të nxehtit.

Vala e të nxehtit pritet të godasë këtë javë edhe Italinë ku temperaturat pritet të shënojnë rekorde.

Spanja, gjithashtu, do të ketë sipas meterologëve disa luhajte ekstreme të motit, pasi në disa qytete mund të ketë përmbytje në disa të tjera temperatura mbi mesataren.

Ndërkaq miliona amerikanë po përballen me kushte të rrezikshme të motit. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, një valë të nxehti do të godasë gjatë ditëve në vijim perëndimin dhe verilindjen e SHBA. Nga ana tjetër edhe Pekini është goditur nga valë e të nxehtit. Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës lëshoi një alarm për temperatura të larta në shumë rajone. /SHENJA/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?