Erdogan: Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit, po punoj për mobilizimin e botës islame

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 21:50

Erdogan: Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit, po punoj për mobilizimin e botës islame

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka uruar zyrtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet për festën e Kurban Bajramit, duke u fokusuar tek situata në Lindjen e Mesme.

Përmes një videokonference ai dha mesazhin e tij pro palestinezëve, për të cilët tha se kanë vuajtur shumë dhe janë të etur për paqe.

“Populli palestinez, i cili ka vuajtur pushtimin, persekutimin dhe masakrat sistematike për 76 vjet, po përjeton edhe një herë një festë të trishtuar, të etur për paqe. Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit gjakatar dhe të ndalojë menjëherë masakrat që shohim çdo ditë.

Nga ana tjetër, ai theksoi se bota duhet të marrë masa kundër Izraelit. Po ashtu, Erdogan theksoi se Turqia po punon për mobilizimin e botës islame pro palestinezëve.

“Si Turqi, ne kemi mobilizuar të gjitha mjetet tona për të vendosur një paqe të qëndrueshme. Ne kemi vendosur të ndërhyjmë në çështjen kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne kemi ndërprerë plotësisht tregtinë tonë të jashtme me këtë vend. Ne vazhdojmë ndihmën tonë humanitare pa ndërprerje. Ne jemi vendi që ka promovuar më shumë ndihma për Gazën. Ne po bëjmë përpjekje intensive për të aktivizuar botën islame në tërësi. Ne po punojmë për të rritur numrin e vendeve që njohin shtetin e Palestinës. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për fitoren e rezistencës së vëllezërve tanë palestinezë”, tha ai.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 21:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?