Vala e të nxehtit në RMV, rritet numri i thirrjeve në ndihmën e shpejtë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 21:52

Vala e të nxehtit në RMV, rritet numri i thirrjeve në ndihmën e shpejtë

Ndryshimet e përnjëhershme të motit dhe temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e qytetarëve. Nga ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup thonë se për shkak të nxehtit është rritur numri i thirrjeve, si dhe i kolapseve në vende publike, pavarësisht moshës së qytetarëve. Qytetarët kanë marramendje, ndryshim të tensionit të gjakut dhe shqetësime.

Në këto temperatura të larta qytetarët ankohen se kanë problem të ndryshme shëndetësore. Mjekët rekomandojnë që pacientët me sëmundje kronike të marrin terapinë në kohë, të mos dalin prej orës 11:00 deri në ora 17:00, si dhe të hidratohen me ujë dhe me lëngje.

“Nuk dal në këtë të nxehtë, vetëm kur kam nevojë ose kur kam ndonjë kontroll.”, – tha një qytetar.

“Kam ardhur për kontroll, patjetër e kam. Terapinë e marr në kohë.”, – tha një qytetar tjetër.

“Po, kam tension të lartë. Marr terapi dhe në këtë temperaturë e kam shumë të vështirë të dal.”, – u shpreh një qytetar.

Nga ndihma e shpejtë mjekësore po ashtu thonë se ndihmë dhe këshilla kërkojnë edhe më të moshuarit, por edhe të rinjtë. Ka ndodhur që ndihmë të kërkojnë të rinj, të cilët kanë bërë dush, e menjëherë më pas kanë fjetur nën klimë. Këshillojnë qytetarët që të mos i ekspozohen fryrjes së drejtpërdrejtë të kondicionerëve, sepse u dëmton shëndetin e tyre. Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike njoftojnë se edhe gjatë ditëve në vijim moti do të jetë stabil dhe shumë i ngrohtë.

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?