Vrasja e dyfishtë në Kratovë, platforma për barazi gjinore vlerëson se është vetëmbrojtje dhe jo vrasje me dashje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 19:11

Vrasja e dyfishtë në Kratovë, platforma për barazi gjinore vlerëson se është vetëmbrojtje dhe jo vrasje me dashje

Është tejet paradoksale që viktima e dhunës në familje ndiqet penalisht nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje. Kështu ka reaguar Platforma për Barazi Gjinore pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Kratovë, e cila erdhi si pasojë e dhunës familjare për të cilën Prokuroria Publike filloi hetimin ndaj 36 vjecares me inicialet V.I, që dyshohet se ka kryer vepër penale, duke vrarë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.

PLATFORMA PËR BARAZI GJINORE

Besojmë se në rastin konkret bëhet fjalë për vetëmbrojtje, dhe jo vepër e kryer ‘vrasje me paramendim’, siç pretendon në njoftimin e saj Prokuroria Publike. Është jashtëzakonisht paradoksale që viktima e dhunës në familje tash ndiqet nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje”.

Platforma i referohet njoftimit të Prokurorisë, ku thuhet se vrasja i ka paraprirë një debat verbal ku më pas bashkëshorti ka filluar të sulmojë fizikisht të dyshuarën, e ka goditur me grusht në kokë dhe trup, më pas ka filluar ta mbysë. Pas sulmit fizik, e dyshuara ka shkuar në kuzhinë dhe e ka goditur me thikë bashkëshortin dhe më pas babanë e tij. Platforma për barazi gjinore vlerson se e dyshuara V.I nga Kratova ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Veprimet e Prokurorisë, siç theksojnë nga Platforma, janë shumë të ngjashme me rastin e Pale Illovskës nga Velesi, e cila gjithashtu ishte viktimë e dhunës në familje dhe dhunuesin e kishte vrarë në vetëmbrojtje. Platforma për Barazi Gjinore kërkon që Gjykata të vazhdojë me kujdesin e duhur në këtë rast dhe të marrë parasysh të gjitha faktet vendimtare.

PLATFORMA PËR BARAZI GJINORE

Edhe pse praktika gjyqësore nuk është detyruese, kërkojmë që Gjykata të marrë parasysh parimet e vendosura nga vendimi i pafajësisë për çështjen e Pale”.

Pëndryshe pas kësaj ngjarje, me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarës i ka caktuar paraburgim 30 ditor për autorën e dyshuar për vrasjen e dyfishtë. /SHENJA/

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?