Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga mbledhja e 27-të

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 21:19

Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga mbledhja e 27-të

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u miratuan edhe disa rekomandime në lidhje me temperaturat e larta në vend dhe largimin e Blerim Bexhetit nga Komuna e Sarajit, transmeton Portalb.mk.

Rekomandimet e miratuara nga Qeveria:

Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, gjegjësisht: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet;

Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) mos praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mos nxirren jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00;

Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehë;

Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të rregulloreve ligjore të kësaj fushe.

Këto rekomandime ishin kërkesë e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti për Çështje Hidrometeorologjike ka paralajmëruar që prej 19 deri 23 qershor, gjithë vendi do të përfshihet nga vala e të nxeheti me fazë të portokalli.

“Qeveria me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin lidhur me Vendimin për ndërprerjen e mandatit në pajtim me Ligjin për kryetarin e Komunës së Sarajit dhe ka miratuar

Vendimin për ndërprerjen e mandatit në bazë të Ligjit për kryetarin e Komunës së Sarajit, pas verifikimit të mandatit të tij si deputet”, sqaroi Qeveria.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Blerim Bexheti, ka vendosur të jetë deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pasi vendosi të largohet nga pozita e kryetarit në Komunën e Sarajit. Ai ka vlerësuar që ky vendim është për të mirën e qytetarëve.

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 21:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?