Putin mbërriti në Korenë e Veriut dhe u prit nga udhëheqësi Kim Jong Un, cila është domethënia e vizitës?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 22:58

Putin mbërriti në Korenë e Veriut dhe u prit nga udhëheqësi Kim Jong Un, cila është domethënia e vizitës?

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut herët të mërkurën, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, pasi ai tha se të dy vendet duan të bashkëpunojnë ngushtë për të tejkaluar sanksionet e vendeve perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Putin u prit në aeroportin e Phenianit nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, sipas agjencive të lajmeve. Presidenit rus Putin, para udhëtimit të tij të parë në Korenë e Veriut në 24 vjet, tha se ai e vlerësonte mbështetjen e Phenianit për operacionet e Moskës në Ukrainë. Kremlini nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Ai tha se dy vendet do të vazhdojnë të “kundërshtojnë me vendosmëri” ato që i quajti ambicie perëndimore “për të penguar vendosjen e një rendi botëror shumëpolar të bazuar në drejtësi, respektin e ndërsjellë për sovranitet dhe interesat e njëri-tjetrit”.

Vizita e zotit Putin vjen mes shqetësimeve në rritje për një marrëveshje armësh, që do të siguronte furnizimin e Moskës nga Phenani me municione të nevojshme për luftën e Rusisë në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transferimeve të teknologjisë. Ekspertët thonë se kjo do të rriste kërcënimin nga programi i armëve bërthamore dhe ai i raketave me rreze të gjatë veprimit të Koresë së Veriut.

Putin tha gjithashtu se Rusia dhe Koreja e Veriut do të zbatojnë marrëveshje tregtie dhe sisteme pagesash që “nuk kontrollohen nga Perëndimi” dhe se së bashku do të kundërshtojnë sanksionet e vëna ndaj dy vendeve, të cilat i cilësoi “të paligjshme dhe të njëanshme”.

Koreja e Veriut po përballet me sanksione të ashpra ekonomike nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të programeve të saj të raketave dhe armëve bërthamore, ndërsa Rusia po përballet me sanksionet e vëna nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj Perëndimorë për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Në rruget e kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, janë vendosur portrete të Putinit dhe flamuj rusë. Një pankartë në një ndërtesë thoshte: “Ne mirëpresim ngrohtësisht Presidentin e Federatës Ruse”. Presidenti Putin tha se dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e turzmit, kulturës dhe arsimit./ VOA

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 22:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?