Indeksi i Hendekut Gjinor për vitin 2024, ja ku renditet Maqedonia e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:35

Indeksi i Hendekut Gjinor për vitin 2024, ja ku renditet Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 58 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global, shkruan Alsat.

Para shtetit tonë renditen Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26. Ndërsa pas Maqedonisë së Veriut qëndron Bullgaria në vendin e 60 dhe Kroacia në vendin e 61.

Sipas qytetarëve që hendeku gjinor të ulet duhet që të gjithë të jenë të barabartë në çdo fushë, në veçanti kur behët fjalë për arsimim, punësimin dhe pozitën e gruas në shoqëri.

“Të kemi më shumë mundësi punësimi të grave më lartë e jo vetëm punëtore në punë të klasit normal e pse jo të tregojmë se çdokush sa i ka aftësitë e veta, t’i shfaqim para botës dhe të arrijmë edhe më shumë më mirë e pse jo që edhe një arritje më e madhe të jetë nga një grua”, tha njw qytetare.

“Reforma në arsim, ndonjë mundësi e re shkollimi, të flitet më shumë për arsimim, menaxhim më i mirë apo ndoshta financim, ofrim i kurseve që të kenë shpresë për të ardhmen”, u shpreh njw qytetare.

“Duhet të ndryshohet populli dhe politikanët, ata mendojnë vetëm për vete dhe jo për popullin, as për arsimim e sheh gjithçka vodhën e dërguan në shtëpi”, theksoi njw qytetare.

Krahasuar me një vit më parë vendi ka ngritje për 15 pozita, por përsëri qëndron nga fundi sa i përket radhitjes së Indeksit të Hendekut Gjinor.  Evropa është e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Evropës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006./ Alsat.mk

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?