Mbi 1000 të rinj vitin e kaluar kanë kërkuar mbështetje për mbrojtje kundër dhunës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:46

Mbi 1000 të rinj vitin e kaluar kanë kërkuar mbështetje për mbrojtje kundër dhunës

MUNGESË INFORMIMI LIDHUR ME SHËNDETIN MENDOR DHE SEKSUAL TEK TË RINJTË

Mungesë informimi lidhur me shëndetin mendor dhe seksual tek të rinjtë në RMV-vë. Mbi 1000 të rinj vitin e kaluar kanë kërkuar mbështetje për mbrojtje kundër dhunës. Ekspertët kërkojnë që të flitet hapur për tema të tilla.

Drejtoresha e programi  HERA  Elizabeta Bozhinovska e cila ishte organizatore e ngjarjes ‘ Sa të rëndësishme janë programet edukative për mirëqenien dhe shëndetin mendor të të rinjve” theksoi  se të rinjtë kanë nevojë për edukim gjithëpërfshirës seksual, sipas saj, në mungesë të informacionit, në vendin tonë ka shumë lindje te të miturit.

“Vitin e kaluar përmes një pjese të shërbimeve tona mbuluam 3500 persona, nga të cilët 1 e treta ose 1000 ishin pikërisht të rinj që kishin mbështetje nga nevoja për mbrojtje kundër parandalimit të dhunës, edhe ata që kanë probleme të ndryshme dhe kanë nevojë për shërbime psikologjike si dhe shërbime shëndetësore”, tha Elizabeta Bozhinoska” – tha Elizabeta Bozhinovska – Drejtoresh e programi  HERA.

Psikologja Sheruze Osmani njoftoi se në katër vitet e fundit është aktualizuar dukuria e shëndetit mendor.

”Këto katër vitet e fundit në veçanti dukuria e shëndetit mendor është shëndetit mendor është mjaft e aktualizuar dhe disi pak më tepër të zëshëm dhe vigjilent janë të rriturit kur bëhet fjalë për fëmijët, realisht për adoleshentët.Pikërisht është ajo periudha kur ata janë në potencialin më të hovshëm të zhvillimit të tyre, në këtë aspekt edukimi special pikërisht është në funksion të avancimit të shëndetit mendor” – tha Osmani.

Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit thonë se kanë kërkuar baza mbi të cilat mund të kujdesen mbi shëndetin e nxënësve, dhe se kanë gjetur bazë në Ligjin për arsimin fillor, ku siç thone ekziston parimi se shkollat duhet të kujdesen për shëndetin e përgjithshëm e nxënësve dhe për mirëqenien e nxënësve. Situate e njetë paraqitet edhe në Kosovë. Këto komente u bënë në ngjaren e cila u organizua në  (Europe House) në Tetovë. /tvklan.mk/

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?