Mexhiti: Do të ketë zv/kryeministër të parë dhe ai do të jem unë!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:16

Mexhiti: Do të ketë zv/kryeministër të parë dhe ai do të jem unë!

POSTI I ZËVËNDËSKRYEMINISTRIT TË PARË

Izet Mexhiti thotë preras se do të jetë zv/kryeministër i parë, por thekson se ky post figuron vetëm në Rregulloren e Qeverisë dhe nuk është i rregulluar me Ligjin për Qeveri. Sipas tij, kjo çështje në të ardhmen do të rregullohet edhe me ligj, ndërsa zv/kryeministër i parë  do të jet vet Mexhiti. Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, thote se Izet Mexhiti do të jetë zv/kryeministër si gjithë të tjerët.

Izet Mexhiti nga koalicioni “Vlen” komentoi sot rreth dilemave të krijuara në opinion nëse do të jetë  zv/kryeministër i parë në qeverinë e re, apo zv/kryeministër si edhe të tjerët në këtë qeveri.

Gazetarja: Moderatorja ju prezantoi si zv/kryeministër të parë, ndërkohë që dy ditë më parë Aleksandar Nikollovski tha se Izet Mexhiti nuk do të jetë zv.kryeministër iparë, por do të jetë zv/kryeministër si gjithë të tjerët. Cili nga këto dy versione qëndron?

” Si të gjitha punët që i kanë bërë shkel e shko dhe nuk I kanë formalizuar deri në fund, është e vërtetë që  në Ligjin për Qeveri edhe në të kaluarën pra nuk e kanë precizuar që ka zv/kryeministër të parë, por çështja është e rregulluar në Rregulloren e Qeverisë. 01:24 Ne si “VLEN” kemi marrëveshje me mandatarin, me kryeministrin e ardhshëm Hristjan Mickoski, që të kemi zv/kryeministër të parë dhe të udhëheqë “ Vlen”. Më konkretisht do e udhëheq unë. 01:38 Dhe pretendojmë që në të ardhmen ta rregullojmë edhe me ligj”
 – tha Mexhiti.

Gazetarja: Deri sa të rregullohet, ne mediat kur marrim deklaratë nga ju, si të ju shkruajmë?

Izet Mexhiti: Zëvendëskryeministër i parë.

Gazetarja: Edhe pse nuk është e rregulluar ligjërisht?

Izet Mexhiti: Unë mendoj se e shpejgova.

Dilemat rreth këtij posti u ngjallën nga deklarata e dy ditëve më parë që Aleksandar Nikollovaski bëri i ftuar në një nga mediat në vend.

Pse mbetet funksioni zëvendëskryeministër i parë?
-Nuk mbetet. Unë edhe kolegëve tuaj gazetarë iu paraqita që t’i sqaroj, nuk do të ketë punë të tilla!
-Do ta fshini?
-Po.
-Do me thënë Izet Mexhiti nuk do të jetë zëvendëskryeministër i parë?
-Ai do të jetë zëvendëskryeministër në Qeveri, siç do të jem unë dhe…” 
– tha Aleksandar Nikollovski-VMRO-DPMNE.

Nga bisedimet me VMRO-DPMNE, Koalicioni “VLEN” arriti marrëveshjen që në Qeverinë e re të marrë me 5 ministri, një ministër pa resor, postin e kryetarit të Kuvendit dhe zv/kryeministrit të parë. /tvklan.mk/

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?