Aksident në Selanik, ndërron jetë një shtetase e RMV-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:21

Aksident në Selanik, ndërron jetë një shtetase e RMV-së

Një shtetase e RMV-së 30-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa tre vajza tjera janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Ignacia, jashtë Nicelit pranë Selanikut.

Sipas informacioneve në faqen Veriotis.gr, një 30-vjeçare ka humbur jetën, dy nga pasagjeret e saj janë dërguar në spitalin e Verisë dhe e treta në Selanik.

Sipas mediave greke, në spitalin e Verisë janë transferuar një 27-vjeçare në gjendje të rëndë, e cila po i nënshtrohet një operacioni dhe një 25-vjeçare, jeta e së cilës ndodhet jashtë rrezikut.

Gjithashtu, gruaja e katërt nga automjeti i parë në të cilin ndodheshin shtetaset e RMV-së, është intubuar nga ekipet e shpëtimit të EKAB-it në vendin e aksidentit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Selanikut, pasi gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Një 74-vjeçar, drejtuesi i makinës së dytë, është transportuar me plagë të lehta në spitalin e Verijës.

Jozyrtarisht mësohet se gratë e lënduara janë nga Manastiri të cilat po udhëtonin për në Selanik.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur pesë kilometra pas daljes së Niselit në drejtim të Selanikut kur dy automjete janë përplasur. Për të nxjerrë vajzat nga automjeti është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të cilët prenë dyert për t’i nxjerrë jashtë.

Qarkullimi është ndërprerë derisa të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë dhe automjetet janë zhvendosur në anë të rrugës.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?