Osmani: Integrimi gradual para anëtarësimit janë zgjidhje për pasojat e zvarritjes së integrimit në BE

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:26

Osmani: Integrimi gradual para anëtarësimit janë zgjidhje për pasojat e zvarritjes së integrimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në procesin e zgjerimit të BE-së, që u mbajt në Vjenë dhe Vahau, njoftojnë nga MPJ

Osmani në fjalimet e tij në dy sesionet e punës “Shtruarja e rrugës për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes integrimit gradual”, dhe “Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor: Koha është që të realizohet!”, theksoi se shumica e kualifkuar për hapjen e kapitujve si dhe integrimi gradual para anëtarësimit janë zgjidhje për pasojat e zvarritjes së procesit të zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Duhet të promovojmë këtë non-paper për shumicë të kualifikuar për europianizim. Për anëtarësim mund ta ruajmë parimin e unanimitetit për momentin, sepse sjell besim të caktuar në Bashkimin Evropian, por hapja e kapitujve duhet të jenë lëndë e shumicës së kualifikuar”, theksoi Osmani.

Osmani mendon se burimi i zhgënjimit është procesi binar: zero ose gjithçka, gjithçka ose asgjë.

Nuk fitoni asgjë përderisa nuk bëheni vend anëtar, ndërsa fitoni gjithçka në momentin që bëheni vend anëtar. Kjo i frustron vendet anëtare. Kjo na frustron edhe neve. Duhet të bëjmë ndryshim të paradigmës, nga momenti i anëtarësimit, te vetë procesi, në mënyrë që të fillojmë të integrohemi në procesin e rrugës së anëtarësimit, në tri trajektore: Tregu i vetëm, forumet politike dhe fondet kohezive dhe strukturore”, tha Osmani.

Njëherit, shtojnë nga atje, Osmani shprehu mirënjohjen e tij për vendet anëtare të Unionit, fqinjët dhe miqtë e Ballkanit Perëndimor për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin sa më të shpejtë dhe të plotë të rajonit në Union, duke theksuar se ai paraqet një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë kontinentit.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?