Shirat e dendur godasin Kinën ndërsa përmbytjet kërcënojnë miliona njerëz

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:47

Shirat e dendur godasin Kinën ndërsa përmbytjet kërcënojnë miliona njerëz

Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithën Kinën Jugore janë evakuuar, me shumë të tjerë potencialisht në rrezik, pasi shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të godasin rajonin duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Bëhet e ditur se të paktën 13 persona kanë vdekur që nga 9 qershori, me të paktën 9 prej tyre në qytetin Meizhou në provincën Guangdong, një ndër vendet më të prekura nga përmbytjet.

Provinca është shtëpia e 127 milionë njerëzve dhe është përballur me stuhi shiu intensive dhe përmbytje të rënda viteve të fundit, shkruan CNN.

Më herët gjatë javës, më shumë se 10 mijë njerëz janë evakuuar nga Meizhou dhe rreth 13 mijë mbetën pa energji elektrike, me autoritetet që ngritën alarmin për përmbytje.

Ndërkohë, në provincën jugore të Fujian, raportohet se të paktën katër persona kanë vdekur nga reshjet e dendura të shiut që kanë prekur rreth 40 qarqe dhe 586,500 njerëz.

Edhe në Guangxi, 48 lumenj kanë dalë nga shtrati, duke rritur kështu frikën për përmbytje edhe më të mëdha.

Ndryshe, pjesë të tjera të Kinës janë përballur me nxehtësi ekstreme dhe thatësira çdo vit, duke shkaktuar mungesë të gjerë të energjisë dhe ndërprerje në zinxhirët e furnizimit me ushqime.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?