Shuhet në moshën 52 vjeçare gazetari Isuf Kadriu

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Qershor, 2024 19:54

Shuhet në moshën 52 vjeçare gazetari Isuf Kadriu

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare gazetari Isuf Kadriu, pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ndodhej për pushime me familjen e tij. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.

Që nga viti 2008 ka qenë zëvendëskryeredaktor i Televizionit ALSAT, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e organizimit dhe mbarëvajtjes së punës në programin informativ të televizionit.

Gjatë punës së tij shquhej për përkushtim të madh profesional dhe për kolegialitet në punë.

Karriera në gazetari e Isuf Kadriut fillon në vitin 1998 në Televizionin ERA, ndërsa që na viti 1999 në Programin në Gjuhën Shqipe të Televizionit të Maqedonisë së Veriut, në të cilin punoi si redaktor i lajmeve deri në vitin 2008, përfshirë edhe periudhën sensitive të konfliktit të vitit 2001, gjatës së cilës me përkushtim të pashoq, duke mos kursyer asgjë në aspektin profesional për të kontribuar për informimin e drejtë dhe objektiv të opinionit publik lidhur me zhvillimet në terren, ndërsa shpesh edhe vetë duke qenë në rolin e reporterit të luftës në zonat e përballjeve mes forcave policore ushtarake dhe ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Paralelisht me angazhimet në mediat e vendit, edhe atë në pozicione pune me përgjegjësi, Kadriu që nga viti 2001 dhe në vazhdimësi ka qenë korrespondent i përhershëm i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi, prej ku ka raportuar për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e ngjarje tjera që kanë ndodhur në Shkup e në vend.

Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike. Lavdi për kolegun Isuf Kadriu!

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Qershor, 2024 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?