ITShKSh – Shkup promovoi librin e gjuhës së shenjave shqip

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:11

ITShKSh – Shkup promovoi librin e gjuhës së shenjave shqip

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u promovua libri i gjuhës së shenjave shqipe nga Valdeta Hajdari Kasapi me bashkëautore, Adelina Haskaj, që do të shërbejë jo vetëm për njerëzit me dëmtime të dëgjimit dhe të folurit, por edhe për njerëzit që duan ta mësojnë gjuhën e shenjave. Valdeta Hajdari Kasapi nga ky institut tha se në Maqedoni ka mungesë të madhe të gjuhës së shenjave.

“Ideja që kur lindi e shtrova në një elaborat, i cili kërkonte edhe hulumtimet e veta. Kam marrë një statistikë nga qendra për rehabilitimin e personave të këtillë në Maqedoni, që flet për një situatë të shoqërisë shqiptare që ne jemi afër 80 vite prapa gjuhës së shenjave maqedonase. Promovimi i librit është vetëm një nismë dhe në këtë promovim të librit nuk është se janë përfshirë të gjitha gjërat. Gramatikë ka shumë pak, për shkak se gjuha e shenjave nuk është e lehtë, është e vështirë dhe po që se ne e ngarkojmë librin edhe me gramatikë, atëherë do të jetë shumë rëndë për mësim të gjuhës së shenjave dhe do të ketë një ngurrim tek njerëzit.”, – deklaroi Valdeta Hajdari Kasapi nga ITShKSh.

Kasapi tha se në elaborat të këtij libri ka përfshirë edhe kyçjen e gjuhës së shenjave në programin arsimor fakultativ, që fëmijët një herë në javë të mësojnë gjuhën e shenjave dhe në të ardhmen të kenë mundësi të komunikojnë edhe me personat e këtij komuniteti.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.