Numri i turistëve të vdekur nga vala e të nxehtit në Greqi rritet në 6, të tjerë të zhdukur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:55

Numri i turistëve të vdekur nga vala e të nxehtit në Greqi rritet në 6, të tjerë të zhdukur

Një turist gjerman 67-vjeçar është gjetur i vdekur në ishullin grek të Kretës, për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë, duke e çuar në 6 numrin e te vdekurve.

Turisti ishte nisur i vetëm në një kanion në rajonin e Sougia të dielën dhe pas disa orësh telefonoi gruan e tij për të raportuar se nuk ndihej mirë.

“Një operacion kërkim-shpëtimi filloi menjëherë dhe një njësi e posaçme e shpëtimit me dronë zbuloi trupin e burrit në kanionin e Tripitit”, tha një zyrtar i policisë për Reuters.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu dy gra franceze, 73 dhe 64 vjeç, në ishullin Sikinos dhe një polic 59-vjeçar amerikan që po pushonte në ishullin Amorgos.

Një 55-vjeçar amerikan u gjet i vdekur në ishullin grek të Mathraki në detin Jon, javën e kaluar, si dhe një turist holandez në ishullin Egje të Samos në fillim të muajit.

Trupi i prezantuesit britanik, Michael Mosley, u gjet në Symi, një ishull tjetër i Egjeut, më 9 qershor, pas një operacioni kërkimi katërditor me avionë, dronë dhe varka. Ai ishte nisur për një shëtitje i vetëm në temperatura të larta, para se të zhdukej.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?