Politikat e ShBA për Ballkanin/ DASH emëron Tom Sullivan në vend të Derek Chollet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 20:28 Përditësuar

Politikat e ShBA për Ballkanin/ DASH emëron Tom Sullivan në vend të Derek Chollet

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi se një nga ndihmësit e tij më të lartë po largohet për një detyrë të lartë me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe do të zëvendësohet nga një vëlla i këshilltarit të sigurisë kombëtare të Presidentit Joe Biden.

Tom Sullivan, vëllai i këshilltarit të sigurimit kombëtar të Biden, Jake Sullivan  është emëruar këshilltar në Departamentit amerikan të Shtetit, duke zëvendësuar në këtë post Derek Chollet.

Veterani i çështjeve të sigurisë kombëtare në administratat amerikane do të shkojë si shef do të bëhet shefi i stafit pranë sekretarit të Mbrojtjes!

Sullivan ndërkohë deri më tani ka shërbyer si zëvendësshef i stafit të Blinkenit dhe ka mbajtur këtë pozitë edhe kur John Kerry ka qenë sekretar i Shtetit.

“Tom Sullivan ka njohuri të thella për mënyrën se si formulohet dhe zbatohet politika jonë e sigurisë kombëtare, një njohuri që ai e përdor çdo ditë në emër të popullit amerikan”, tha Blinken përmes një deklarate.

Tom Sullivan ka marrë pjesë në takimet me krerë shtetërorë, ministra të jashtëm dhe udhëheqës botërorë “teksa ne rindërtojmë aleancat dhe partneritetet tona, kundërshtojmë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe stabilizojmë lidhet tona me Kinën, por edhe mbrojmë interesat amerikane dhe punojmë për paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet në Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftim

Derek Chollet në cilësinë e këshilltarit të posaçëm në DASH dhe ka qenë i angazhuar me çështjet që kishin të bënin me rajonin e Ballkanit Perëndimor, por ato në Mianmar dhe Irlandën Veriore.

Ai është angazhuar në vazhdimësi direkt për çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, krahas të dërguarit të posaçëm Gabriel Eskobar!

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 20:28 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?