OKB: Më shumë se 200 punëtorë humanitarë të vrarë në Gaza

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 22:21

OKB: Më shumë se 200 punëtorë humanitarë të vrarë në Gaza

Përgjegjësja e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Yasmina Guerda deklaroi se më shumë se 200 punonjës të ndihmës humanitare janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023 dhe se enklava nuk është zonë e sigurt për askënd, transmeton Anadolu.

Guerda ndau me përfaqësuesit e mediave atë që ajo dëshmoi pas detyrës së saj 3-mujore në Gaza, e cila ishte nën sulme intensive nga Izraeli.

“Situata në Gaza është aq e keqe sa nuk mund të matet me numra. Shumë njerëz janë zhvendosur dhe banorët e Gazës nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre për ushqim, strehim, shëndet dhe nevoja të tjera”, tha Guerda.

“Në Gaza, kam dëgjuar dhe parë histori të dorës së parë që do të më ndjekin për pjesën tjetër të jetës sime”, tha ajo.

Duke tërhequr vëmendjen për vështirësitë e hasura në dërgimin e ndihmave humanitare për personat në nevojë, Guerda shtoi se ata janë mbajtur në pritje për orë të tëra në postblloqe dhe kjo ka shkaktuar vështirësi në koordinim.

Guerda thekson se në Gaza nuk ka mbetur as një centimetër i sigurt. “Më shumë se 200 punonjës të ndihmës humanitare janë vrarë që nga 7 tetori 2023. Nuk ka zonë të sigurt për askënd në Gaza”, u shpreh ajo.

“Të moshuarit, invalidët, gratë dhe fëmijët paguajnë çmimin më të lartë në Gaza. Banorët e Gazës kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, tha përgjegjësja e Zyrës së OKB-së.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?