SPITALI I TETOVËS, PRIORITET I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Një nga prioritetet e ministrit të ri të Shëndetësisë, do të jetë Spitali i Tetovës dhe investimet në të. Pos investimeve në aparaturë dhe burime njerëzore, ministri i shëndetësisë Arben Taravari tha se po shqyrtojnë edhe mënyrat për të parandaluar përmbytjet e shpeshta në spitalin e Tetovës.
“Si një prej prioriteteve padyshim është spitali klinik i Tetovës. Mendoj se periudhën e ardhshme duhet të përqendrohemi këtu…Besojmë dhe urojmë të mos ketë dëmtim të aparaturës, por duhet të mendojmë si ta parandalojmë që në të ardhmen mos të ndodhin këto. Kemi disa opsione, një t’i lëvizim aparatet në katin e parë të qendrës urgjente. Mënyra e dytë, të bëhet pengesë që mos të mund të depërtojë uji, izolim”, tha Taravari./tvklan.mk/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
26 Qershor, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.