BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 20:33

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që ishte paraparë të niste më 27 qershor në Beograd të Serbisë.

“Na vjen keq që edicioni i këtij viti, i financuar nga BE-ja, i ‘Mirëdita, dobar dan’ u ndalua në Beograd të enjten. BE-ja mbështet këtë festival përmes programit ‘Evropa kreative’. Festivali është një nismë për lëvdatë, që kontribuon në ndërtimin e urave përmes aktiviteteve kulturore mes njerëzve në Kosovë dhe Serbi përmes aktiviteteve kulturore”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, teksa u përgjigj në një pyetje të parashtruar nga Radio Evropa e Lirë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë më 27 qershor urdhëroi që festivali të mos mbahej, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Paraprakisht, gjatë 27 qershorit grupe të djathtistëve dhe tifozëve bllokuan hyrjen në zonën ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit.

Organizatorët e festivalit – nga Kosova dhe Serbia – kanë kritikuar vendimin e autoriteteve serbe, duke thënë se me ndalimin e mbajtjes së festivalit, shteti u rreshtua me huliganët.

Ky festival që nga viti 2014 mbahet herë në Kosovë dhe herë në Serbi dhe qëllimi i tij është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë. “Shkëmbime të tilla janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të shqetësuar për politizimin e nismave kulturore të organizuara nga shoqëria civile, që duan të promovojnë shkëmbimin ndërkulturor mes njerëzve”, tha zëdhënësi Stano.

Ai po ashtu tha se sipas standardeve të të drejtave të njeriut, autoritetet shtetërore e kanë për detyrë që të ofrojë kushte të sigurta për pjesëmarrësit. “Nga Serbia si vend kandidat ne presim që t’i respektojë këto standarde”, tha Stano.

Më herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit, Serbia shfaqi “përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 20:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?