Mos e bëni kurrë këtë gabim kur shëtisni me bebushat tuaj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2024 18:42

Mos e bëni kurrë këtë gabim kur shëtisni me bebushat tuaj

Shohim jo rrallë herë, që ndërsa dalin me fëmijën në karrocë, kur është vapë, prindërit e mbulojnë atë me një mbulesë të lehtë dhe të hollë me qëllimin për ta ruajtur nga vapa.

Sipas një pediatri suedez, kjo në fakt është një praktikë shumë e gabuar. Svante Norgren, mjek në spitalin pëdiatrik te Stockholm-it, konfirmon se ky veprim është shumë i gabuar pasi brenda karrocës ku ndodhet fëmija fillon të bëhet shumë vapë. Kjo gjë shkaktohet për shkak të qarkullimit të dobët te ajrit. Por mbulesa shprehet ai, ju pengon gjithashtu edhe për të parë dhe kontrolluar gjendjen e fëmijës.

Për të konfirmuar këtë disa gazetarë në Suedi kryen një eksperiment. Ata lanë për 90 minuta dy karroca në ajër të hapur: njërën e mbuluan me një mbulesë, kurse tjetrën jo.

Pasi kaloi një orë e gjysmë, ata maten temperaturën në secilën prej tyre. Në karrocën e hapur temperatura ishte 22 gradë, kurse në karrocën e mbuluar temperatura kishte shkuar 37 gradë. I njëjti efekt do të krijohej edhe nëse mbulesa që do të përdornit është e hollë fare.

Prindërit duhet të dinë se trupi i fëmijës ngrohet 3-5 herë më shpejt se sa trupi i një adoleshenti, ndërkohë që të vegjlit nuk djersinë sikurse të rriturit çka do te thotë se nuk e rregullojnë dot lehtësisht temperaturën e trupit te tyre. Për të mos harruar që fëmijët e vegjël nuk kanë mundësi të tregojnë se janë duke ndjerë te nxehtin.

Është shumë e rëndësishme që prindërit të tregohen sa më vigjilentë ndaj fëmijëve të tyre dhe të mos e përdorin më këtë praktikë që për fat të keq është përdorur nga gjyshërit e prindërit tanë.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2024 18:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?