Njihuni me 3 shenjat më rebele të horoskopit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2024 18:46

Njihuni me 3 shenjat më rebele të horoskopit

Për disa njerëz, stili i jetës nuk ka asnjë surprizë apo të papritur! Ata respektojnë orarin e punës, pëlqejnë disa aktivitete të rehatshme dhe mbrëmja i gjen pranë fëmijëve apo familjes. Ndërsa, për disa syresh të tjerë, ka gjithmonë angazhime të guximshme, thyerje rregullash e plot hapa të tjerë si këto që i bëjnë thjesht personat më rebelë që njihni.

Ja cilat janë këto shenja të horoskopit që aspektin rebel e kanë tipar të personalitetit të tyre.

Dashi

Kjo shenjë Zjarri është e njohur për qëndrimin kokëfortë dhe përpjekjen e patrembur për të pohuar vullnetin e vet kudo dhe kurdo. Me fjalë të tjera? Është e vështirë t’i thuash një Dashi “jo”! Ata nuk dëgjojnë askënd përveç vetvetes dhe shpesh i shtyjnë kufijtë me qëllim.

Rebelimi i Dashit është shpesh i drejtpërdrejtë dhe konfrontues, duke u shfaqur si një vendosmëri e ashpër për të udhëhequr dhe sfiduar të tjerët. Në punë, Dashit i pëlqen të injorojë rregullat nga ato të kodit të veshjes te mënyra e punës, për t’i qëndruar besnik rregullave të veta.

Shigjetari

Në çdo moment mund të vini bast se një Shigjetar është pas çdo situate rebelimi. Ata e jetojnë jetën në maksimum, prandaj nuk do t’i kapni kurrë me nerva. Në kërkim të lirisë personale dhe jo vetëm, një Shigjetar ka gjithmonë arsye për të lënë punën, për të lëvizur sipas dëshirës ose për të bërë një udhëtim vetëm.

Ndërkohë që shumëkush “kapet” pas pasigurive duke gjetur gjithmonë arsye për të mos ndërmarrë hapa, kjo shenjë e di që siguria nuk është kurrë çështje kaq serioze. Në marrëdhënie, Shigjetari vlerëson pavarësinë dhe shumë prej tyre janë beqarë të lumtur dhe kjo për ta nuk është aspak problem.

Ujori

Ujori është sinonimi i rebelimit dhe kjo karakteristikë është e rrënjosur thellë në planetin e tij sundues, Uranin. I njohur si planeti i revolucionit dhe ndryshimit, Urani është gjithmonë kundër tradicionales dhe rrymës.

Të lindurit e kësaj shenje sfidojnë shpesh normat shoqërore dhe nuk e kanë problem të mendojnë jashtë kornizave. Kjo është arsyeja pse ata janë shpesh në vijën e parë të protestave dhe marshimeve. Në jetën e përditshme, të qenit Ujor përkthehet në vënien në dyshim të autoritetit në punë, duke “përqafuar” të kundërtën dhe linjën që nuk ka lidhje me kompaninë apo drejtuesit.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2024 18:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?