102 vite nga vdekja e shpikësit të telefonit, Alexander Graham Bell

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2024 13:50

102 vite nga vdekja e shpikësit të telefonit, Alexander Graham Bell

Sot janë bërë 102 vite nga vdekja e shpikësit të telefonit, Alexander Graham Bell, shkruan KultPlus.

Alexander Graham Bell i lindur më 3 mars 1847, ishte një shkencëtar, shpikës, inxhinier dhe inovator skocez që është vlerësuar për shpikjen e telefonit të parë praktik. Babai, gjyshi dhe vëllai i Bellit kishin qenë të gjithë të lidhur me punën e oratorisë dhe fjalimeve, dhe si mamaja ashtu dhe gruaja e tij ishin shurdhe, duke e ndikuar thellësisht punën e jetës së tij.

Kërkimet e tij mbi dëgjimin dhe fjalimet e çuan atë më tej në eksperimentimin me mjete dëgjimi që kulminuan në shpërblimin e Bellit me patentën e parë amerikane për telefonin në vitin 1876. Bell e konsideronte shpikjen e tij më të famshme një hyrje në punën e tij të vërtetë si shkencëtar dhe refuzoi të kishte një telefon në studion e tij.

Jetën e tij të mëvonshme e shënuan shumë shpikje të tjera, duke përfshirë punën e tij inovatore mbi telekomunikimet optike, hidroplanet dhe aeronautikën. Megjithëse ai nuk ishte një nga 33 themeluesit i National Geographic Society, ai kishte një ndikim të fortë në revistë ndërsa shërbente si presidenti i dytë nga 7 janari i vitit 1898 deri në vitin 1903.

Ai vdiq më 2 gusht 1922.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2024 13:50