Ja përse dhimbjet e kokës janë më të zakonshme kur është vapë!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2024 17:09

Ja përse dhimbjet e kokës janë më të zakonshme kur është vapë!

himbjet e kokës në mot të nxehtë ndodhin tetë herë më shpesh. Përveçse e vështirësojnë punën dhe përqendrimin, ato nuk janë aspak të këndshme. Terapistja Polina Shubina shpjegoi pse koka mund të na dhemb shumë kur është vapë. Shkaktari i parë është temperatura e lartë.

Çdo organizëm reagon ndaj nxehtësisë duke zgjeruar enët e gjakut dhe duke rezultuar në një rënie të presionit të gjakut. Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, gjaku mjaftueshëm nuk arrin në të gjitha pjesët e trupit. Si rezultat, qelizat nuk marrin mjaftueshëm oksigjen dhe lëndë ushqyese, gjë që mund të jetë shkas për dhimbje koke.

Së dyti, në nxehtësinë që djersijmë, humbasim lëngje dhe minerale të rëndësishme. Rrjedha e gjakut rritet dhe presioni i gjakut ulet, duke shkaktuar kështu dhimbje koke te disa njerëz. Dallimi i madh i temperaturës midis ajrit të jashtëm dhe atij nga hapësirat e mbyllura me ajër të kondicionuar është gjithashtu një shkaktar i mundshëm për dhimbje koke.

Nëse diferenca është më shumë se pesë gradë, rekomandohet të vishni një shtresë shtesë veshjesh për t’ju mbajtur ngrohtë derisa trupi juaj të ambientohet me temperaturat më të ulëta. Pini mjaft lëngje, shmangni qëndrimin në vende të mbyllura, vishni materiale të lehta dhe të ndritshme. Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, mos harroni të merrni ilaçin tuaj, bëni dush me ujë të vakët në të ftohtë dhe shmangni qëndrimin jashtë ndërmjet orës 10:00 dhe 17:00, kur dielli është më i fortë.

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera. Një e treta e njerëzve që vuajnë nga migrena përjetojnë shtrembërim dhe mjegullim të shikimit por edhe mpirje të fytyrës dhe duarve. Gratë nga 35 deri në 45 vjeçe që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuara të preken nga ishemia. Migrena është faktor i lartë rreziku i sëmundjeve të zemrës, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga migrena të mos pijnë duhan dhe të mos marrin hormone apo kontraceptivë.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2024 17:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?