Një familje shqiptare, që po pushonte në bregdetin e Malit të Zi, është detyruar të largohet nga plazhi Jaz, për shkak të provokimeve të vazhdueshme nga një grup pushuesish serbë.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë pushuesit serbë teksa këndojnë këngë kundër shqiptarëve dhe provokojnë duke varur në çadrën e tyre peshqirin me flamurin e Serbisë.
Në fakt pushuesit serbë e identifikuan familjen shqiptare për shkak të një peshqiri me simbolet e flamurit kuqezi dhe pas kësaj nisën provokimet ndaj tyre.
Për të shmangur një agravim të situatës, familja shqiptare me fëmijë të mitur u detyrua të ndërpriste pushimet dhe u largua nga plazhi, ndërsa serbët i filmonin teksa largoheshin dhe krenohen në rrjetet sociale, duke e cilësuar si fitore dëbimin e tyre nga plazhi.
Situata e paprecedentë ndodhi përpara syve të pushuesve të tjerë, ndërsa në rrjetet sociale janë të shumta kompentet që denoncojnë sjellje të ngjashme të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë pushimeve në Malin e Zi.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
19 Gusht, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.