Kroacia po përballet me përmbytjet, 32 mijë rrufe në Greqi në 24 orë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:44

Kroacia po përballet me përmbytjet, 32 mijë rrufe në Greqi në 24 orë

Prej ditës së djeshme në Kroaci, si dhe në pjesën më të madhe të Ballkanit, moti ka ndryshuar. Retë, reshjet e shiut dhe bubullimat, pas një vale të gjatë të të nxehtit, kanë sjellë probleme në disa vende.

Nënkryetarja e qytetit të Glinës, në Kroacinë qendrore, Branka Bakshiq-Mitiq, në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka rrugë nën ujë, dhe zjarrfikësit janë në terren duke u marrë me pasojat e stuhisë. Kryetari Ivan Jankoviq, ndërkaq, informoi se në terren janë të gjitha shërbimet e kompanive vendore “Vodovod” dhe “Komunalec”, si dhe shërbimet e zjarrfikësve.

Mbrëmë, pak pas orës 22, reshje të dendura shiu kanë rënë edhe në qytetin e Kutinës, ku disa rrugë janë kthyer në lumenj, ndërsa zjarrfikësit janë thirrur në disa ndërhyrje për të pompuar ujin nga bodrumet e përmbytura. Por situata u normalizua shpejt pasi shiu nuk zgjati shumë.

Stuhia mbrëmë ka arritur edhe në kryeqytetin Zagreb, ku ka pasur reshje të dendura shiu dhe bubullima, e veçanërisht dramatike ka qenë në lagjen St. Klara. Rrugët dhe disa shtëpi janë përmbytur. Zjarrfikësit kishin plot duart duke pompuar ujin nga ndërtesat e banimit.

Mijëra rrufe në Greqi

Në Greqi, nga ana tjetër, rreth 32 mijë vetëtima janë regjistruar në 24 orë që nga mbrëmja e djeshme, sipas shërbimit meteorologjik të Observatorit Kombëtar në Athinë.

Nga 31,828 goditje, 3,906 kanë ndodhur në tokë, ndërsa 27,922 në det, kryesisht përgjatë bregdetit veriperëndimor të vendit, raporton Kathimerini. Stuhitë janë shoqëruar me reshje të dendura shiu në shumë vende.

Reshje të dendura shiu kanë pasur edhe në pjesë të Larisës, Karditës, Korfuzit, Akaisë dhe Arkadisë.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?