Mesazhe kërcënuese ndaj ambasadave serbe, Daçiç: Kam marrë informacione nga Gjermania e Zvicra

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:57

Mesazhe kërcënuese ndaj ambasadave serbe, Daçiç: Kam marrë informacione nga Gjermania e Zvicra

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha të martën se ka pranuar informatë zyrtare për një person i cili dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, ambasadave serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe ndaj Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë.

“Lidhur me mesazhet kërcënuese të ardhura përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka marrë informacion zyrtar se personi në fjalë është Denis Krasniqi (i lindur më 1998) nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shkarkohen se nuk rritën mjekrën, në Afganistan ministria e moralit u bën namin 280 trupave të sigurisë
Daçiç tha se Krasniqi “aktualisht ndodhet në Kosovë” dhe se ai “është urdhëruar” të paraqitet në policinë zvicerane “menjëherë pasi të jetë kthyer në Zvicër”.

Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, i tha televizionit Pink se ambasadat serbe në dy kryeqytetet kryesore evropiane janë kërcënuar në 24 orët e fundit se do të jenë “cak i sulmeve terroriste”.

Ai shtoi se nuk dëshiron të japë hollësi pa u konsultuar me organet e sigurisë, sepse “nuk dëshiroj të përkeqësohet situata”.

Gjuriç tha se mëngjesin e së martës janë shtuar masat e sigurisë në disa nga zyrat diplomatike dhe misionet konsullore të Serbisë në Evropë.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me deklaratën e Marko Gjuriçit, por nuk ka marrë përgjigje./REL

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?