Shqipëria i rikthehet importit të mbetjeve, ja cilat do lejohen dhe cilat jo

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:34

Shqipëria i rikthehet importit të mbetjeve, ja cilat do lejohen dhe cilat jo

Shqipëria pritet t’i japë “dritën jeshile” importit të mbetjeve.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmon për A2 CNN se do të lejohen vetëm importe të atyre mbetjeve që miratohen nga qeveria në një listë të posaçme dhe ku mbetjet klasifikohen si jo të rrezikshme.

“Ndërkohë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndalohet:

1. importi i mbetjeve të rrezikshme;

2. tranzitimi i mbetjeve të rrezikshme;

3. Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë.

4. Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Kjo kërkesë e bërë nga industritë, sipas burimeve për A2 CNN, do të përfshihet edhe në projektligjin për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, të cilin Ministria e Turizmit ka hartuar me mbështetje të ndërkombëtareve.

Televizioni A2 raporton se po diskutohet lejimi i importit të atyre mbetjeve që janë pjesë e listës së gjelbër, që i lejon edhe BE, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore.

Por, ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte reduktim të ndotjes apo jo.

Një nismë e tillë është diskutuar edhe në vitin 2016, ku asokohe deputeti i PS-së Eduard Shalsi, pati propozuar që të lejohet importi i mbetjeve, që bëjnë pjesë në ‘Listën e Gjelbër’ të BE, ku listohen mbetje nga ato të hekurit, aluminit, mbetjet e kafshëve, shpendëve, mbetje plastike, hire, mbetje qeramike etj.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?