Ndërrmarrja e Pyjeve është lënë në gjendje kaos – Trajanov: Keqpërdorimet më të mëdha janë bërë me punëtorët sezonal

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 19:17

Ndërrmarrja e Pyjeve është lënë në gjendje kaos – Trajanov: Keqpërdorimet më të mëdha janë bërë me punëtorët sezonal

Gjetëm kaos, anarki dhe shumë gjëra të lëna pas dore. Në letër kemi prerës dhe transportues druri, por në fakt asnjë prej tyre nuk pret apo transporton dru.

Nga njëra anë nuk kemi prodhim, nga ana tjetër rritje të pagave, thotë për Alsat drejtori i Pyjeve Kombëtare, Zdravko Trajanov, duke folur për problemet që ka trashëguar në kompani, dhe për të cilën ai drejton gishtin drejt krerëve të mëparshëm.

Sipas Trajanovit, disa nga keqpërdorimet në këtë ndërmarrje, të cilat kryeministri Mickoski më parë i denoncoi publikisht, janë bërë përmes skemave të përpunuara kurse një skenar i tillë ka ndodhur edhe para zgjedhjeve kur janë punësuar vetëm administratorë.

“Tradicionalisht, kjo kompani punëson punëtorë sezonal për një periudhë të caktuar kohore për prerje, transport, ngarkim, shkarkim, pra punëtorë që do të ndihmojnë në procesin e prodhimit. Këtë vit në vend që ta bëjnë këtë, këta persona janë lënë anash, nuk merren parasysh që të përfshihen në procesin e punës, por në vend të tyre pranohen vetëm administratorë, besoni ose jo. Dhe është një nga keqpërdorimet për të cilat kam folur edhe më parë publikisht, sepse është e palejueshme që këtë vit ta lini ndërmarrjen pa prodhim nga punëtorët tuaj dhe nga ana tjetër të merrni administratë për të marrë pikë partiake apo vota para zgjedhjeve”, tha Zdravko Trajanov, drejtor i “Pyjeve Kombëtare”.

Të gjitha këto keqpërdorime tashmë janë objekt hetimi nga organet kompetente dhe përveç policisë, parregullsitë në “Pyjet Kombëtare” po hetohen edhe nga institucione të tjera.

“Nuk është vetëm policia, prandaj thirrëm edhe revizionin për të bërë skanim të thellë të situatës në kompani. Këtu na ka ndihmuar shumë edhe Inspektorati Shtetëror i Pyjeve, që gjithmonë dalin me zell në terren në secilin raport tonë, duke konstatuar gjendjen aktuale. Sigurisht, këtu është edhe policia, për sa i përket operacioneve të përditshme, tashmë kemi situata ku ka kamionë pa fletë-dorëzim, ka prerje pa kontroll, kemi shumë fenomene devijuese që thjesht i procedojmë dhe sipas ligjit, do të kërkojmë që të hetohen deri në fund dhe të marrin epilogun e duhur gjyqësor”, u shpreh Zdravko Trajanov, drejtor i “Pyjeve Kombëtare”.

Për 2.000 punëtorë të “Pyjeve Kombëtare”, janë pranuar fonde përmes rishikimit të buxhetit për pagesën e pagave të mbetura për katër muajt e fundit, dhe siç tha kryeministri Mickoski, organet kompetente në terren po hetojnë se pse kompania është sjellë në këtë gjendje përkatësisht ai njoftoi se po mblidhen prova për keqpërdorime nga qeveria e mëparshme.

Mickoski po ashtu tha se këtë vjeshtë pret epilog institucional, gjegjësisht të gjithë ata që e kanë sjellë kompaninë në kolaps dhe që kanë marrë mjete prej saj, do të përgjigjen para ligjit./ Alsat.mk

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?