WeTransfer me njoftim të rëndësishëm për përdoruesit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:29

WeTransfer me njoftim të rëndësishëm për përdoruesit

Kompania WeTransfer dërgoi një mesazh për përdoruesit, duke njoftuar një ndryshim të rëndësishëm.

Është, në fakt, një risi që WeTransfer po prezanton dhe për të cilën ata kanë shkruar si në rrjetet sociale ashtu edhe në blogun në faqen zyrtare – zgjatet kohëzgjatja e linqeve.

“Të dashur përdorues, nuk e kemi menduar kurrë në një milion vjet që do të na duhej ta themi këtë, por ja ku jemi. Me zemër të rëndë ju informojmë se lidhjet e WeTransfer nuk do të mund të skadojnë më”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Në blogun zyrtar, ata shkruajnë shpjegime shtesë – linqet për shkarkimin e të dhënave të dërguara do të mund të zgjaten deri në 30 ditë për ata që kanë një version me pagesë të WeTransfer, dhe për ata që kanë një falas, nga 3 në 7 ditë.

Gjithashtu, ky opsion zbatohet vetëm për aplikacionin WeTransfer, pavarësisht nëse është një aplikacion iPad, iOS ose Android, dhe ja se si mund të përfitoni prej tij:

Kur merrni një Transfer të ri, pra një link në aplikacion, kur ta prekni do të keni opsionin “ruaj për më vonë”.

Pas kësaj, ju mund të zgjidhni nga seksioni “ruajtur” nëse do të zgjasni datën e skadencës me 30 ditë, ose nga 3 në 7 ditë.

Ju mund të përdorni skedarët e ruajtur në këtë mënyrë sa herë që dëshironi – kështu që nuk duhet të prisni për periudhën që keni zgjedhur për t’iu qasur atyre.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?