Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të jetë në tryezën e BE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:38

Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të jetë në tryezën e BE-së

Shqipëria do të jetë 100 për qind gati për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian në vitin 2030, u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Konferencën e Ambasadorëve që nisi sot punimet në Tiranë. Ai paralajmëroi mbajtjen e samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027. Rama tha se Shqipëria gjithashtu do të presë 44 liderë evropianë më vitin 2025 në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sipas kreut të qeverisë, zhvillimi i këtyre samiteve të rëndësishme në Tiranë as nuk mund të imagjinoheshin më parë.

“Në jemi një vend i vogël dhe vetëdija e përmasës është shumë e rëndësishme për të ruajtur modestinë por njëkohësisht edhe për të kuptuar në vazhdimësi domosdoshmërinë jetike që ne duhet të rritemi dhe të fuqizohemi si shtet dhe si komb dhe për këtë është e rëndësishme që në të ruhemi nga humbja e sensit e përmasës sonë që në të shkuarën ka çuar në eksese të padëshirueshme të shoqëruara me daullet e nacionalizmit folklorik dhe pastaj i ka kushtuar Shqipërisë në marrëdhëniet e veta ndërkombëtare. Por nga ana tjetër të ruhemi edhe nga kompleksi i inferioritetit për shkak të kësaj përmase pasi s’kemi asnjë arsye as për të parën e as për të dytën, por qoftë e para apo e dyta kanë qenë dy ngjyra që në mënyrë të vazhdueshme e kanë përcaktuar dhe kanë dëmtuar pozicionin tonë ndërkombëtarë dhe politikën tonë e jashtme”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?