102-vjeçarja Manete Bailie është parashutistja më e vjetër

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:53

Manete Bailie është gruaja më e vjetër në Britaninë e Madhe që është hedhur me parashutë.

E moshuara gjeti një mënyrë të veçante për të festuar ditën e lindjes, ku bëri 102 vjeç. Baillie, e cila shërbeu me Shërbimin Detar Mbretëror të Grave në Egjipt gjatë Luftës së Dytë Botërore, deklaroi për mediat se ka “numëruar ditët” për ta realizuar këtë. Hedhja me parashutë kishte po ashtu si synim mbledhjen e parave për tre organizata bamirësie. Nëpërmjet hedhjes me parashutë, ajo ka mundur të mbledhë më shumë se 10 mijë paund për Ambulancën Ajrore të Anglisë Lindore, Shoqatën e Sëmundjeve të Neuroneve Motorike dhe fshatit Benhall. Por kjo nuk është sfida e saj e parë me adrenalinë. Në prag të ditëlindjes së saj të 100-të, Baillie, voziti me një Ferrari në Silverstone, duke arritur shpejtësinë 130 km në orë.

“E ndjej se misioni është kryer. Kur u hap dera, mendova, nuk kam asgjë më shumë që mund të bëj apo të them, është thjesht kërcim. Mbaj mend që këmbët e mia më dilnin jashtë dhe atëherë është një lloj turbullimi, dhe më dukej se udhëtonim me një shpejtësi shumë të madhe. Unë kam pritur për këtë ditë dhe gjithmonë i kam thënë vetes qëndro gjallë dhe duhet të qëndroj në dy këmbët e mia dhe të mos rrëzohem”, deklaroi Manete Bailie, parashutistja më e vjetër. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?