Mexhiti në Konferencën e ambasadorëve në Tiranë, platformë bashkëpunimi për të ardhmen evropiane

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:28

Mexhiti në Konferencën e ambasadorëve në Tiranë, platformë bashkëpunimi për të ardhmen evropiane

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë pritet të hapet një strukturë e re që do t’i dedikohet ndërveprimit me shqiptarët në rajon. Lajmin e bëri të ditur ministri Igli Hasani në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

“Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme dhe në dialogun e brendshëm të shqiptarëve kudo që ata janë. Ne përpiqemi të angazhohemi dhe të flasim me motrat dhe vëllezërit tanë për një çështje shumë të rëndësishme që është integrimi euroatlantik. Të gjitha forcat politike shqiptare kudo ku ata janë, kanë qenë promotorët e zhvillimit dhe zhvendosjes së shoqërive të tyre, drejt familjes evropiane”, tha ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Shqipëri, Igli Hasani.

Në Tiranë ku nisi një vizitë dyditore, zëvendëskryeministri Mexhiti njëkohësisht ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i nisi takimet me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.

“Diskutuam thelbësisht mbi bashkëpunimin midis dy vendeve tona, një aspekt shumë të rëndësishëm për avancimin e proceseve të eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Mbështes besimin tim të palëkundur se rruga e vetme që kemi është integrimi i plotë në familjen evropiane.”, shkruan Mexhiti.

Gjatë ditës ai u takua edhe me homologen Mirela Kumbaro, të cilën e ka përgëzuar për suksesin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka arritur në tërheqjen e turistëve të huaj. Gjatë qëndrimit në Tiranë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut pritet të takohet edhe me krerë të tjerë të shtetit.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?