“Do të ecim shpejt drejt BE”, Hasani: Gati për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare! 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:53

“Do të ecim shpejt drejt BE”, Hasani: Gati për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare! 

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një konferencë për gazetarët tha se Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe pritet të zhvillohet në vjeshtë.

“Konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë.

Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në agjendën teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvilloje shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE”, tha Hasani.

Në lidhje me marrëveshjen e pensioneve me Greqinë, ministri tha se “Qeveria e ka bërë detyrën e pjesës së vet në angazhimin në lidhje me marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Nuk është e lehtë, këtu s’po përpiqem të justifikoj asgjë,. Nuk është një negociatë shumë e lehtë se numrat janë të mëdhenj, por po përpiqemi që këtë gjë ta bëjmë sa më shpejt të mundemi, ka shumë tema të hapura me Greqinë, duam që t’i negociojmë të gjitha, por të arrijmë rezultate sa më të shpejta tek secila prej tyre.

Nëse do arrihet diçka për pensionet ne do jemi gati, në ndryshim nga Italia që negociata ishte e gjatë dhe shumë anekse, atje të paktën nuk ishte problem ndërrimi i emrave që kjo gjë të futet tek elemente teknike”.

Në lidhje me hapjen e urës së Ibrit në Kosovë, Hasani theksoi se: “kemi qenë të qartë dhe konseguent ne atë ë kemi thënë, Prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, gjithmonë u kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që të gjitha hapat që ndërmarrin duhet t’i diskutojnë me ata që i duan shumë përpara se të ndërmarrin çdo hap, të diskutojnë dhe të arrijnë konkluzione me vendet dhe organizatat që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot dhe këtu hyn edhe Shqipëria”.

Top Channel

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?