Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 22:02

Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten se është fatkeqësi që Bashkimi Evropian e ka kuptuar përmes një mënyre të egër, siç është lufta e Rusisë në Ukrainë, sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për sigurinë e Evropës.

Ai, ka thënë gjithashtu, se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë sa më shpejt mospajtimet, për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon.

“Duhet ta falënderoj presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sepse falë tij, Bashkimi Evropian, e ka kuptuar sa e rëndësishme është të mbajë Ballkanin Perëndimor sa më afër, dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, ka thënë Rama gjatë një diskutimi për brishtësinë e Ballkanit, në kuadër të Forumit Globsec, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

Ai ka thënë se rajoni i Ballkanit është në pozitë më të mirë se që ka qenë, dhe që përveç aspektit ekonomik, ai ka thënë se nuk sheh dallim të madh mes rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

“Edhe sot, rajoni i Ballkanit do të ishte vlerë e shtuar për BE-në”, ka thënë ai, kur ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në bllokun evropian.I pyetur nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për t’u përzier në çështjet e brendshme të Shqipërisë, ai ka thënë se Shqipëria nuk është e interesuar në të, “nuk ka apetit, prandaj Rusia nuk gjen shumë njerëz për t’i shërbyer qoftë edhe për para”.

“Kemi pasur diçka [ndikim rus] por jo diçka masive. Ajo është shumë prezente dhe mund të bëjë shumë dëm në pjesë tjera të Ballkanit. Prandaj na duhet që Kosova dhe Serbia të tejkalojnë atë konflikt, prandaj na duhet ta mbajmë Serbinë sa më afër që mundemi. Sa më shumë që lidhim anëtarësimin në BE, me anëtarësimin në NATO, dhe sa më shumë që NATO-ja është prezente në vendet e Ballkanit, do të jetë më mirë”.

Ai ka thënë që nëse Kosova dhe Bosnje-Hercegovina do të ishin të anëtarësuara në NATO, si dhe Serbia dikur më vonë, situata do të ishte krejtësisht ndryshe.

Prej vendeve të Ballkanit, vetëm Kosova nuk e ka ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndonëse ka aplikuar për t’u bërë anëtare./REL

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 22:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?