Kampet e emigrantëve në Shqipëri pritet të hapen në tetor, flet Ministri i Brendshëm italian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:51

Kampet e emigrantëve në Shqipëri pritet të hapen në tetor, flet Ministri i Brendshëm italian

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi njoftoi se qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të hapen në tetor.

Këto deklarata ministri italian, të cilat pasojnë ato të kryeministres Giorgia Meloni, i bëri gjatë prezantimit të një raporti për tranzicionin energjetik nga Fondacioni Maire.

“Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri fillojmë në tetor. Sigurisht që pati disa muaj vonesë, kishte disa kontrolle normale, që zbuluan se terreni duhej të përforcohej. Kjo është e gjitha”, deklaroi ministri italian, shkruan A2.

Për sa i përket rrezikut të ankesave nga emigrantët e ndaluar në Shqipëri, Piantedosi theksoi se kjo është një rregullore që i paraprin asaj europiane, e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2026.

“Ne nuk i trembemi sepse kjo është një normë me të cilën Italia parashikon një rregullore evropiane që do të hyjë në fuqi në vitin 2026. Do të ketë procedura të përshpejtuara kufitare me dëbime më të shpejta pa cenuar të drejtën për azil. Pastaj kontestet individuale trajtohen herë pas here”, theksoi ai.

Qendra e pritjes në Shëngjin ishte planifikuar të hapej në 20 gusht dhe siç raportoi A2 CNN në atë kohë mbi 20 godina në brendësi të kampit të Shëngjinit ishin gati për të pritur kontingjentin e parë të azilkërkuesve.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?