Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:59

Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO

Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut A5.

Fokusi i kësaj konference janë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u shpreh se është thelbësore për Kosovën, por edhe stabilitetin e rajonit, që të bëhet pjesë e kartës së Adriatikut dhe NATO-s, shkruan A2 CNN.

“Kjo konferencë është mbledhur në një moment shumë delikat në sigurinë botërore. Për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO përbën një dëshmi të përkatësisë sonë në komunitetin Euroatlantik. Kjo nuk është thjesht për më shumë siguri, por edhe angazhim në këtë traktat. FA, gjatë këtyre viteve, kanë kontribuar në operacionet e NATO-s dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Rajoni ynë mbetet i brishtë ndaj ndikimeve të brendshme dhe të jashtme, të cilat mund të destabilizojnë paqen dhe stabilitetin e arritur. Historia nuk duhet harruar, ndryshe rrezikojmë të përsërisim gabimet. Besoj se përmes përpjekjeve të përbashkëta, ne jemi në gjendje të përballemi me këto sfida. Shqiptarët e rajonit janë një faktor konstruktiv dhe i moderuar, duke kontribuar në paqe, siguri dhe stabilitet. Në këtë rrugëtim është me rëndësi që të përfshihen edhe anëtarë të rinj, që dëshirojnë të anëtarësohen në iniciativën SHBA-Karta e Adriatikut dhe në NATO. Anëtarësimi i Kosovë në këtë kartë është thelbësor jo vetëm për Kosovën, por edhe stabilitetin e rajonit”, u shpreh Begaj.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?