“E shoh si kukull”, Rama shpjegon pse mban “Putinin” në tryezën e punës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:44

“E shoh si kukull”, Rama shpjegon pse mban “Putinin” në tryezën e punës

Kryeministri Edi Rama e sheh Presidentin rus, Vladimir Putin, si një kukull. Kështu u shpreh ai në një intervistë për gazetarin italian Federico Marconi, të emisionit “Piazza Pulita” në La7.

“Pse e mbani Putin në tryezë?”, e pyeti gazetari Ramën, duke bërë me shenjë nga një matrioshkë me fytyrën e presidentit rus.  “Sepse më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh kapacitetin e autoironisë dhe sensin e ironisë së historisë edhe përmes këtyre objekteve të vogla  është e rëndësishme për të mos qenë skllevër të historisë, ose për të mos e marrë shumë seriozisht veten”, u përgjigj Rama, shkruan A2 CNN.

Në intervistë Rama foli për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke thënë se Shqipëria nuk ka asnjë kosto për të, pasi të gjitha shpenzimet mbulohen nga Italia. “Kemi dhënë gatishmërinë për të pritur këtë operacion italian në një territor që do të administrohet tërësisht nga Italia”.

I pyetur nëse është takuar me Meloni-n këtë verë, siç patën raportuar disa media italiane, kryeministri u përgjigj: “Nuk pati asnjë arratisje”.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?