Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 22:33

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive në Itali. Më e prekur është zona e Emilia Romagna, ku vijon ende alarmi i kuq ndërsa nesër do të mblidhet Këshilli i Ministrave për të miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për këtë rajon pas kërkesës së guvernatores Irene Priolo. Në një lidhje për Ditarin e Bruna Çifligut, gazetarja Alba Kepi në Itali ka dhënë detaje mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq.

Sipas saj bilanci aktual është për 1 të zhdukur, mbi 1500 të evakuuar dhe 1 mijë operacione kërkim-shpëtimi, ndërsa qeveria Meloni ka akorduar 20 milionë euro për banorët e goditur nga përmbytjet.

“Qeveria Meloni ka pritur mbledhjen e qeverisë se do lëvrojë 20 mln euro për banorët e goditur nga përmbytjet. 1 person të zhdukur, 1 mijë operacione kërkim shpëtimi nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile, mbi 1500 banorë të evakuuar dhe guvernatorja e Emilia Romagna do të dorëzojë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Është një zonë me alarm të kuq”.

Përveç Emilia Romagna-s, situatë problematike tha Kepi është edhe në Marches, Toskana dhe Ravena.

“Fryrje e lumenjve dhe dalje nga shtrati rajoni Emilia Romagna, është i dyti pas Lombardisë për këtë problematikë. Mjafton reshje shiu dhe të kemi përmbytje të tillë të lumenjve. Në komunat periferike kanë pasur probleme fermat, sipërmarrjet e vogla e të mesme që janë pranë lumenjve apo zonave kodrinore. Në qytete më të mëdha situata nuk është e tillë”, u shpreh gazetarja për A2.

Një situatë e tillë, sipas gazetares kepi ka ngritur polemika dhe debat politik mes qeverisë qëndrore dhe asaj lokale.

“Një situatë e tillë ka ngritur polemika edhe debate të forta politike. Qeveria i kërkon llogari qeverisë lokale se ku i ka çuar 500 milionë euro, nga ana tjetër qeveria lokale përgjigjet se ato para nuk mjaftuan për të normalizuar sistemin e menaxhimeve publike. Është aktivizuar protokolli i emergjencave”, tha Kepi.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 22:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?