Në Ministrinë e Mbrojtjes u formua një Komision, i cili ka për qëllim rishqyrtimin e të gjitha parregullsive dhe mungesave nga marrëveshja për ushqim të organizuar të pjesëtarëve të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Komisioni, siç thonë nga MM-ja, u formua pas denoncimeve për dhembje të barkut të personave nga Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” dhe Qendrës ushtarako-mjekësore në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë më 12 shtator të këtij viti pas konsumimit të ushqimit në këto objekte.
“Komisioni është në përbërje të personave përgjegjës nga të gjitha sektorët e Ministrisë dhe Shtatëmadhorisë së Armatës dhe nëse konfirmohen parragullsi ose mungesa lidhur me realizimin e marrëveshjes së lidhur nga ana e ndërmarrjes, Ministria do të ndërmarrë masa për prishjen e marrëveshjes”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
23 Shtator, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.