Doganierët sekuestruan mbi 130 mijë produkte të ndryshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:31

Doganierët sekuestruan mbi 130 mijë produkte të ndryshme

Drejtoria doganore ka informuar se gjatë javës së kaluar doganierët kanë zbuluar disa tentativa për kontrabandë, gjatë të cilëve janë ndaluar përkohësisht rroba, këpucë, bizhuteri, çanta, syze, ora dore, brisqe, parfume, mallra teknike dhe të tjera. Ndër pikët e ndalimit ishin Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, Tabanoc, Rramali, Dojran e disa vende të tjera. Në veshje, këpuce dhe aksesorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit tek bagazhi i një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i ardhur nga Stambolli, janë zbuluar 113 palë syze dhe 13 orë të markave të njohura botërore. Në Tabanoc gjatë kontrollit të një furgoni me targa të Maqedonisë së Veriut, me të cilin shtetas i Maqedonisë është regjistruar për të hyrë në vend janë gjetur 197 veshje për fëmijë.

Drejtoria Doganore

318 bizhuteri (vathë, zinxhirë, byzylykë dhe unaza), të zbuluara në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të veturës me targa të Maqedonisë, me të cilën është regjistruar një shtetas i Maqedonisë si shofer dhe një shtetas i Serbisë në vendin e pasagjerit, produktet e padeklaruara, të gjetura në ndarjet poshtë ulëseve të përparme të makinës, janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit do të ketë nisur procedimi penal”.

Sa i përket mallrave të ndryshme, në vendkalimin kufitar autostradë Tabanoc janë gjetur 255 produkte të ndryshme si rroba, këpucë, enët shtëpiake, vegla, parfume e të tjera, ndërsa në pikën e pagesës në Rramali në automjetin e ndaluar janë gjetur 125.684 copë produkte të ndryshme.

Për produkte të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale janë zbuluar 5.111 lodra me shenja të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluara në dy incidente të veçanta nga ekipet mobile doganore.

Drejtoria Doganore

Në rastin e parë një kompani nga Shkupi me dy deklarata doganore ka paraqitur lodra për fëmijë për doganim importues. Një grup i lëvizshëm doganor ka kryer kontrollin e mallit të deklaruar, por edhe të pjesës tjetër të mallit të vendosur në ruajtje të përkohshme, gjatë të cilit janë zbuluar 3.144 lodra që dyshohet se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale”.

Nga drejtoria thonë se në të dyja rastet, produktet e dyshimta janë ndalur përkohësisht dhe në përputhje me rregulloret ligjore do të nisin procedurat për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.

/SHENJA/

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?