VLEN akuzon Blerim Bexhetin për përmendoren e Qoses

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:32

VLEN akuzon Blerim Bexhetin për përmendoren e Qoses

Vendoset tabelë ndërtimi në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “East Gate Mall”, si përgatitje për rivendosjen e statujës së figurës kontroverse Andon Lazov Janev – Qose. Për këtë kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Feride Haxhiu gjatë konferencës së sotme për shtyp i drejtohet Blerim Bexhetit të Frontit Euroipian duke thënë se ai po vepron në kundërshtim të plotë me interesat e shqiptarëve. Siç tha ajo, Bexheti po vepron në bashkëpunim me kryetaren më të dështuar të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe këshilltarët e lëvizjes anti-perëndimore LEVICA.

Ajo thekson se përderisa qytetarët ankohen për rrugë të prishura dhe menaxhim të dështuar të Qytetit, koalicioni BDI – Arsovska dhe LEVICA po përqendrojnë energjitë e tyre në rikthimin e kësaj statuje, duke shpërfillur plotësisht nevojat reale të qytetarëve.

Feride Haxhiu, koalicioni VLEN

Derisa Bexheti i të ashtuquajturit Front Evropian në opinion paraqitet sikur i intereson për shqiptarët, ai pas perdeve vepron në kundërshtim të plotë me interesat e shqiptarëve, duke krijuar koalicione joparimore dhe në kundërshtim të plotë me interesat e qytetarëve. Ky person, i cili e ka lënë komunën e Sarajit në një gjendje katastrofale, nuk heziton të përdor mjete për të dëmtuar shqiptarët në interes të klikës së ngushtë të BDI-së”.

Tutje, Feride Haxhiu vazhdon duke thënë se BDI është e gatshme të bëjë koalicione me cilindo, vetëm për të shpëtuar lëkurën e saj nga përgjegjësitë penale. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të jenë vigjilent dhe të përcjellin aktivitetet destruktive të koalicionit Bexheti-Arsovska-LEVICA!

SHENJA/

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?