Sulmuesi kryesor i Juventusi po del të jetë dështim këtë sezon, Thiago Motta ka menduar një ide të re

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:39

Sulmuesi kryesor i Juventusi po del të jetë dështim këtë sezon, Thiago Motta ka menduar një ide të re

Tuttosport shkruan se trajneri i Juventusit, Thiago Motta, po mendon të luajë me Kenan Yildiz si nëntë të rremë, pasi Dusan Vlahovic është ende duke luftuar për të gjetur rrugën e tij këtë sezon.  

Vlahovic ishte dëshpërues dhe u la në bankë pas pjesës së parë në barazimit 0-0 të Juventusit kundër Napolit të shtunën pasi bëri vetëm gjashtë prekje në pjesën e parë.  

Reprezentuesi serb ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe forma e tij mbetet e dobët me atë se çfarë pritet.

Me Arkadius Milik jashtë fushës për shkak të një dëmtimi, Vlahovic u zëvendësua nga Timothy Weah në pjesën e dytë, i cili luajti si qendërsulmues, por nuk arriti të krijonte rrezik për Napolin. 

Tuttosport shkruan se Bianconerët janë skuadra e parë në Serie A për pasimet e përfunduara, por janë të parafundit për asistime dhe goditje në portë. 

Edhe pse ata nuk kanë pranuar ende gol në Serie A këtë sezon, bardhezinjtë kanë një problem të qartë me prodhimin sulmues, kështu që, sipas Tuttosport, Motta po konsideron përdorimin e talentit turk Yildiz si nëntë false. 

Mbetet për t’u parë nëse Motta do ta bëjë këtë ndryshim taktik në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Genoas të shtunën, por me siguri trajneri i Bianconerëve po punon për të zgjidhur problemet e Juventusit në sulm.

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?