Media spanjolle konfirmon lëndimin e rëndë që ka pësuar Rodri ndaj Arsenalit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:41

Media spanjolle konfirmon lëndimin e rëndë që ka pësuar Rodri ndaj Arsenalit

Mbrëmë (e diel) u zhvillua derbi mes Manchester Cityt dhe Arsenalit dy ekipet pretendente kryesore për titull në Ligën Premier, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Për vendasit golat i shënuan Erling Haaland dhe John Stones ndërsa për mysafirët realizuan Riccardo Calafiori dhe Gabriel Magalhaes.

Sidoqoftë, përveç barazimit lajm më i keq për Pep Guardiolën ishte lëndimi që pësoi Rodri i cili në pamje të parë u duk serioz dhe tashmë del të jetë ashtu sipas konfirmimit nga gazeta spanjolle Marca.

Marca ka bërë me dije se sipas ekzaminimeve të para që janë bërë në Mançester bëhet fjalë për një këputje të ligamentit ACL në gjurin e tij të djathtë, ndonëse diagnoza përfundimtare do të bëhet e ditur kur lojtari të kalojë testet përfundimtare në Spanjë.

Aktualisht Rodri është duke udhëtuar drejt Madridit për t’iu nënshtruar një ekzaminimi të ri i cili do të konfirmonte lëndimin e rëndë.

Ylli spanjoll gjithashtu po planifikon që të vizitojë disa specialistë për të marrë një vendim në lidhje nëse duhet t’i nënshtrohet operacionit apo jo.

Në rast se konfirmohet këputja e ligamentit, atëherë me shumë mundësi Rodri do t’i thoshte lamtumirë pjesës së mbetur të sezonit.

Ai u lëndua në minutën e 16-të të kësaj sfide pas një përplasje me mesfushorin Thomas Partey duke rënë menjëherë në tokë dhe me dhimbje që vëreheshin nga mimikat e tij të fytyrës.

Ky lëndim padyshim se do t’i shkaktojë telashe të mëdha jo vetëm Guardiolës, por edhe Spanjës të cilët e konsiderojnë atë kapiten pa shirit në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 20:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?