Ancelotti i afrohet ndeshjes së 300-të në La Liga, planifikon edhe shumë të tjera

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:31

Ancelotti i afrohet ndeshjes së 300-të në La Liga, planifikon edhe shumë të tjera

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha të hënën se nuk e ka në plan të tërhiqet. Ai po përgatitet për ndeshjen e 300-të në La Liga, e cila do të jetë ndaj Alavesit.

I pamposhtur në ligë për një vit dhe pas një edicioni të jashtëzakonshëm, në të cilin udhëhoqi Madridin drejt titullit në Champions dhe në La Liga, italiani 65-vjeçar tha se do të dëshironte të qëndronte në kryeqytetin spanjoll edhe për shumë vjet.

“Nuk jam duke menduar për të ardhmen time, e dua këtë punë”,  tha Ancelotti, i cili është në periudhën e dytë si trajner i Realit. Ai foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes që zhvillohet të martën.

“Kam pasur fatin të ushtrojë klube të mëdha. Nesër do të jetë ndeshja ime e 300-të me klubin më të mirë në botë. Është diçka e veçantë të jesh në këtë situatë. Ta udhëheqësh Realin në 300 ndeshje nuk është mrekulli, por është gati e tillë”.

Ancelotti ka theksuar se lodhja e tij nuk mund të krahasohet me atë të lojtarëve. Ka thënë se ka presion e përgjegjësi, por të cilat i pranon.

“Për momentin nuk po e shoh që kam datë skadimi. Do të doja të qëndroja këtu për shumë vjet të tjera”, ka shtuar italiani.

Dy humbjet e vetme të Real Madridit në edicionin e kaluar ishin nga Atletico Madridi. Reali pësoi 3:1 në La Liga më 24 shtator të vitit 2023 dhe 4:2 në vazhdime në ndeshjen për Kupë të Mbretit, në janar.

Skuadra e Ancelottit i ka 38 ndeshje pa humbje në ligë. I është afruar rekordit të Barcelonës prej 43 ndeshjeve pa disfatë, të realizuar nga prilli i vitit 2017 e deir në maj të vitit 2018.

Ancelotti vlerëson konsistencë e lojtarëve të tij, të cilët kanë gjetur mënyra për të shpëtuar ndeshje edhe kur mungesat ishin të shumta për shkak të lëndimeve.

“Disa rekorde kanë të bëjnë me fitoret e disa për të mos pësuar humbje. Ne vijmë nga një rekord shumë i gjatë dhe kjo do të thotë se kishim shumë sukses. Barazimet shpesh të ndihmojnë shumë”, thotë Ancelotti.

“Mendoj që në futboll nëse nuk mund të fitoni atëherë është e rëndësishme të mos pësoni humbje. Ndonjëherë një barazim jep ndjenjë më të mirë se humbja. Humbja jep opsione për përmirësim, kjo është e vërtetë. Por suksesi ynë në Champions ka të bëjë me qëndrueshmërinë tonë, me mënyrën se si garojmë. Na është dashur pak kohë për të gjetur këtë qëndrueshmëri në fillim të edicionit, por do ta gjejmë. Qasja e lojtarëve është shumë e mirë”.

Real Madridi aktualisht është i dyti në La Liga me 14 pikë, katër më pak se Barcelona.

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?