Shteti Bektashi, Peka ngrit dyshimet: Qëllimi është statusi i Kishës Serbe në Kosovë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:35

Shteti Bektashi, Peka ngrit dyshimet: Qëllimi është statusi i Kishës Serbe në Kosovë

Gjatë fundjavës u bë publike ideja e krijimit të një shteti Bektashi brenda Shqipërisë, i ngjashëm me modelin e Vatikanit.

Rreth kësaj teme ka folur eksperti në çështjet e sigurisë, Avenir Peka i cili jep këndvështrimin e tij në qëllimin e kësaj lëvizje.

Peka shprehet se përmes kësaj po bëhet përpjekje që të krijohet precedenti për statusin e ardhshëm të Kishës Serbe në Kosovë. Kjo sipas ekspertit hap lojë tjetër, atë të krijimit të një shteti të vogël serb brenda territorit të Kosovës.

“E para njëherë jo vetëm që nuk ka Amerikë pas kësaj, por është tërësisht anti-amerikane, sepse synimi kryesor që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe NATO në rajon është stabiliteti. Kjo vetëm stabilitetit nuk i intereson. E para njëherë, Baba Mondi të flejë i qetë sepse kjo nuk ka për të ndodhur se nuk e lejojnë shqiptarët. E dyta ai duhet të ketë kujdes që të mos lejojë as joshjen dhe as shantazhin për tu bërë pjesë e lojërave anti-kombëtare dhe anti-shtetërore të Edi Ramës. E treta ai aty u shpreh se mund të më konsiderojnë të çmendur. Ai jo vetëm që është i çmendur, por është një palaço që përfshihet në këto”, u shpreh ai në TV KLAN.

Peka përmendi edhe statusin e ardhshëm të Kishës Serbe në Kosovë.

“Ajo që qëndron pas kësaj është kjo, e para ai do të krijojë precedentin për statusin e ardhshëm të Kishës Serbe në Kosovë. Po të shikosh historikun e përfshirjes së Edi Ramës në Kosovë është e para përfshirja e tij për ndryshimin e kufijve, e dyta për Ballkanin e Hapur që ishte një konfederatë e re jugosllave, e treta futi hundët edhe te statusi i Asociacionit të Komunave serbe dhe tani fut hundët këtu. Tani cila është çështja? Statusi i Kishës Serbe në Kosovë është çështja më delikate për të ardhmen e Kosovës jo vetëm për sot, jo vetëm për dekadat e ardhshme, por edhe për shekujt e ardhshëm. E dyta pas marrëveshjes…

Absolutisht, është lojë më e madhe kjo. Pas marrëveshjes së Brukselit dhe anekseve të Ohrit, statusi definitiv i Kishës Serbe mbetet për tu diskutuar. Ajo që deri sot ka qenë kërkesa maksimale e Serbisë në raport me kishën Serbe në Kosovë ka qenë statusi i ekstraterritorialiteti në Kosovë. Kërkesa maksimale që është bashkëbiseduar ka qenë ekstraterritorialiteti i Kishës Serbe, kjo këtu hap lojë tjetër, hap lojën e një shteti të vogël serb brenda territorit të Kosovës. Nuk ka lidhje fare me bektashinjt. Bektashinjt po përdoren.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?