Mançester Siti ka thyer heshtjen, dhe ka konfirmuar detajet e sakta të dëmtimit të Rodrit, dhe kjo do të ketë një ndikim masiv në mbrojtjen e titullit.
“Man. Siti mund të konfirmojë se Rodri ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të djathtë. Mesfushori udhëtoi në Spanjë për të kërkuar një konsultë specialistësh këtë javë, pas testeve fillestare në Mançester. Vlerësimi mbetet në vazhdim për të konstatuar shkallën e plotë të lëndimit dhe prognozën e pritshme. Të gjithë në klub i urojnë atij një shërim të shpejtë dhe mancity.com do t’ju sjellë përditësime të rregullta në lidhje me rehabilitimin e tij”, shkruan në faqen zyrtare.
Kujtojmë se mesfushori spanjoll u detyrua të dilte nga fusha gjatë ndeshjes së Man. Sitit kundër Arsenalit në “Etihad” në minutën e 22-të, pasi një përplasje me Tomas Partej. Që nga bashkimi me Man. Sitin në vitin 2019, Rodri ka bërë 260 paraqitje, duke fituar katër trofe të Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
25 Shtator, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.