Aventura e Erik Ten Hag te Manchester United duket se është shumë pranë fundit, por drejtuesit po i ndal dëmshpërblimi që duhet t’i paguajnë holandezit.
Edhe pse drejtuesit e klubit shprehën besimin te trajneri dhe i rinovuan një tjetër vit kontratën në fillimin e sezonit, rezultat nuk po vijnë dhe tashmë trysnia e tifozëve po bëhet e papërballueshme.
Por për të bërë realitet dëshirën e tifozëve të cilët nuk e duan më holandezin në drejtim, klubi duhet të bëhet gati për një shpenzim kolosal.
Sipas Goal.com, zgjatja e kontratës së Ten Hag gjatë verës do të rëndojë ndjeshëm arkat e klubit nëse mbyllin para kohe marrëveshjen me teknikun.
Totali që Manchester United duhet të paguajë do të jetë 21.5 milionë euro, shifër e cila do të ishte afërisht 12 milionë euro nëse nuk do të kishin rinovuar gjatë verës.
Një shumë jashtëzakonisht e lartë për Manchester United që ka filluar të regjistrojë humbje financiare vit pas viti dhe nëse e largon Ten Hag, duhet t’ia shtojë shpenzimit që do të bëjë për të afruar një tjetër trajner të ri cilësor. /Telegrafi/
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
30 Shtator, 2024 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.