Platforma e bixhozit online “2win.mk” do të mbyllet në përputhje me vendimin e Qeverisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Tetor, 2024 19:21

Platforma e bixhozit online “2win.mk” do të mbyllet në përputhje me vendimin e Qeverisë

Platforma për lojëra të fatit në internet e Video Lotarisë Shtetërore Kazinos Austria, 2win.mk do të mbyllet. Ky subjekt njoftoi për hapat që do t’i ndërmerr për rikthimin e depozitave të qytetarëve nëpër xhirollogaritë e tyre bankare.

“Ju informojmë se lojërat e fatit në internet që janë në rrjedhë, do të vazhdojnë deri në përmbylljen e tyre dhe fitimet e mundshme do të paguhen. Mjetet nga xhirllogaritë e regjistruara në lojëra të fatit në internet do të paguhen në tërësi. Pas pagesave, platforma do të jetë e qasshme vetëm për shqyrtim të profilit dhe pagesat e kryera. Derisa ka xhirollogari jo valide, do të keni mundësi të regjistroni xhirollogari të re bankare”, thanë nga Video Lotaria Shtetërore Kazinos Austria.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti gjatë intervistës në Alsat tha se pas bixhozit online, tani radhën e kanë kazinotë e egra apo kazinotë ilegale. Për këto të fundit është formuar “task force”, ndërsa për licencat jo ligjore për bixhozin online, përgjegjësia do t’i adresohet zyrtarëve të Qeverisë së kaluar.


“Vendimi i tretë në Qeveri ka të bën me organizimin e kazinove në mënyrë të egër. Ka informacione në Qeveri se ka shumë kazino të cilat nuk funksionojnë me koncesione por në mënyrë ilegale dhe kriminale të cilat janë problem për regjionin, jo vetëm për Maqedoninë. Dhe vendimi i tretë i Qeverisë është se kemi formuar “task force” në krye me Ministrinë e Digjitalizimit dhe me disa drejtori të cilat i shpallin luftë kazinove të egra”,  deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër.

Pas vendimit për marrjen e licencave të ndara në mënyrë jo ligjore dhe mbylljen e bixhozit online pas konstatimit se funksionon i ndarë në disa shoqëri aksionare e që bie në kundërshtim me Ligjin për lojërat e fatit, jo zyrtarisht janë ngritur të paktën 5 kallëzime penale mbi dyshimet për “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe “grup i organizuar kriminal”. /alsat.mk

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Tetor, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?